Inceneratorët/ Kryemadhi publikon faturat: Zoto paguan Zoton, Stela paguan Stelën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar disa fatura, përmes të cilave ka denoncuar një tjetër aferë të lidhur me inceneratorët. Përmes faturave të publikuara, kryetarja e LSI akuzon se Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë paguar para për zyra konsulence në pronësi të tyre.

“Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën”, shkruan Kryemadhi e cila thekson se  deri në dhjetor të vitit 2021, “Zoto Consulting” ka marrë nga inceneratorët 118 mln lekë të reja, ndërsa “Consulting SE Partners”, kompania e konsulencave e Stela Gugalles, ka marrë 127 mln lekë të reja.

Kryemadhi ka akuzuar dhe Komisionin Hetimor për të cilën shprehet se disa deputetë janë bërë mbrojtës dhe avokatë të aferës korruptive.

Postimi i Kryemadhit

Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Edi Ramës! Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën. Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.

Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal. Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit. E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara. Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme. Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura. Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike. Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve.

/

Story i mëparshëm

Të dyja repere, vajza e xhaxhait akuzon publikisht Taynën: Nuk më ka mbështetur (VIDEO)

Story i radhës

Kalendari historik: 17 Shkurt

Të fundit nga