inaugurohet ambasada e rsh ne ukraine hasani bashke per nje evrope te forte 678ba5bc06eb6

Inaugurohet ambasada e RSH në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Evropë të fortë

January 18, 2025
1 minut lexim

Ministri  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha  thelsoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Kryediplomati shqiptar mori pjesë në ministerialin Ukrainë – Evropa Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Gjatë qëndrimit në Kiev ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fillon shembja e objekteve te egra kasami tetova nuk eshte prone private qe mund te uzurpohet 678ba0cec8895
Story i mëparshëm

Fillon shembja e objekteve të egra, Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet

hamza bizneset deri ne 10 mije euro qarkullim nuk do te tatohen 678baf1db5fec
Story i radhës

Hamza: Bizneset deri në 10 mijë euro qarkullim nuk do të tatohen

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë

Feyenoord dhe Milan kërkojnë suksesin

Për herë të parë që nga sezoni 1984/85, Feyenoord është në fazat e eliminimit të UEFA Champions League (UCL), duke arritur në këtë fazë të play-off-it edhe pse humbën 6-1 në xhiron
ShkoLartë