In Memoriam: Jeta dhe vepra e Meli Zenkut

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në moshën 76 vjeçare ikona e artit figurativ, Meli Zenku.  Zenku lindi më 1 Maj 1944 në fshatin Simnicë të Gostivarit, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

Pas kryerjes së shkollimit fillor, kryen shkollën e mesme të artit figurativ në Shkup më 1965. Vepron si arsimtar në lëmin e artit figurativ, ku njëkohësisht kryen akademinë pedagogjike në Shkup më 1973.

Më 1978 kryen Akademinë e Artit në drejtimin e pikturës në klasën e prof.ord. Tahir Emra, profesor i cili udhëhoqi studimet pasuniversitare.

Përveç mjeshtërisë të tablove tjera dhe teknikës së akuarelit, me stil modern ekspresionist pasqyron ndjenjën kushtuar biografisë së kombit me temë “Guri peshon në vend të vet” me të cilin cikël edhe merr titullin Magjistër i Artit.

Meli Zenku qëndron besnik si pedagog i artit figurativ ku me kreativitetin e tij artistik shquhet dhe dha një kontribut të çmuar për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare, duke filluar nga zanafilla e SH.K.A. “Besa”, anëtar i SH.A.F.M. më 1978, formimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve Figurativ me seli në Tiranë, formimi i SH.A.F.M. “Draodakum”, nismëtar i “Qyteti i Borës” në Mavrovë, si dhe kontribute tjera kulturore.

Dashuria e tij ndaj arsimimit të gjeneratave të reja e shtyu që të kontribuon edhe në themelimin e “Universitetit të Tetovës” – Tetovë më 1994, përkatësisht kontribute të mëdha të tija ishin në formimin e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë UT-së.

Në jetën e krijimit që bazamentin e artit figurativ në Maqedoni, në rrjedhat e krijimit, lëvizjet impresioniste, postimpresioniste, simbolike e deri te modernizmi, padyshim është pedagogu dhe krijuesi figurativ mr. Meli Zenku.

Bota krijuese e tij e dalë nga gjiri i ndërdijes, synon të nxjerrë në pah një përzierje kompozicionale të llojit të vet, si ngadhënjim e si partiturë magjike e akordimit kolorik, paletë e cila rrënoi kufijtë mbarëkombëtarë. Meli Zenku njihet edhe si themelues i “Qytetit te bores” Mavrovë, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

Aktivitet figurativ i cili diti te zhvillohet edhe ne permasa me te gjera, ku ne kohen e Jugosllavise për çdo vit mernin pjese tanime shtetet te cilet dolen nga republikat e Jugosllavise. Ky eveniment figurativ edhe sot e kesaj dite eshte aktive dhe realizohet ne Bunec-komuna e Mavroves dhe Rostushes.

Gradeci ka qenë vend i cili gjithmonë e ka tërhequr dhe ia ka mundësuar të promovojë vlerat e tija artistike, edhe atë duke realizuar enterierin e xhamisë së fshatit Gradec –, lapidarin e të masakruarve në vitin 1913 të cilin sot e përurojmë dhe bustin e Ministrit të luftës në Qeverinë e përkohshme të Shqipërisë, respektivisht protagonist i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Mehmet Deralla.

Zenku është autor i disa përmendoreve. Në vitin 1978 ngriti përmendoren ne f. Sërmnovë (komuna e Gostivarit), në vitin 1993 përmendoren  e Sulltanës në fshatin  Qafë (Komuna e Kërçovës), në vitin 2012 ngriti përmendoreb e Memet Pash Deralla në  fshatin Gradec (Komuna e Vrapçishtit) dhe në vitin 2012 përmendoren e të masakrurve në periudhën 1913 në fshatin Gradec (komuna e Vrapçishtit).

Zenku është autor i enteriereve dhe dekoreve të shumta. Gjatë karrierës së tij punoi shumë në realizimin e enteriereve si: Projekte të Xhamive në enterier edhe ate në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Sanxhak, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë. Krijoi projekte të hapësirave hotelerike në enterier edhe ate brenda shtetit, në ish Republikat Jugosllave, Gjarmani, France, Zvicër e SHBA, njofton Agjencia e lajmeve FLAKA.

Po ashtu, Zenku ka patur dhjetëra prezantime personale.  Prej vitit 1968 deri më 2015 me krijimtarinë e tij në ekspozita personale u prezantua në G.Milanovac, Tetovë, Shkup, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, New York, etj. Sakaq, ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Prej vitit 1977 deri më 2014 me veprimtari figurative në ekspozita kolektive u shfaq në Prishtinë, Mitrovicë e Kosovës, Beograd, Shkup, Manastir, Zagreb, Lubjanë, Kumanovë, Çaçak, Tiranë, Prizren, Gostivar, Suvrekë, Gjilan, Tetovë, Strugë, Luksemburg, Martigny, New York, West Palm Beach, dhe më gjerë.

Zenku është pronar i shumë dekoratave. Edhe atë, në vitin 1973 pranoi Dhuratën e Nëntorit të qytetit të Gostivarit; 1983 – Dhurata blerëse nga Agjencia e autorëve të R. Maqedonisë; 1983 – Shpërblim si pedagog i dallua nga SHLPJ-së; 2002  nga bordi internacional për biografi në SH.B.A “u zëvendësua” me titullin meritor me emrat e personave të shek. XX – “Njeri i vitit 2002”; dhe në vitin 2008 u zgjodh anëtar Nderi i SH.A.F.M “Draodakum”.  

Gjatë karrierës së tij Zenku realizoi udhëtime studimore. 1978 – Itali; 1983 – Francë; 1983/1989 – Gjermani; 1989 – Çekosllovaki; 1992 – Shqipëri; 1998 – Turqi dhe qëndrim në disa shtete Evropiane. 2002 SHBA. FLAKA

Ngjarja paraprake

Valon Berisha mungon sot te Reims, dyshohet për infektim me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Në Kroaci 57 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 48

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian