​Imunizohen mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç

Mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë dhe 1828 të tjerë janë aktualisht të infektuar. Kurse, në skenarin online janë vetëm tri shkolla.

Kështu ka thënë zëvendësministri i MASHT-it, Dukagjin Pupovci, i cili shtoi se sipas informatave që marrin çdo ditë nga terreni, tha se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin korona ka rënë dukshëm.

Pupovci: Kemi vetëm 3 shkolla në Kosovë të cilat punojnë me skenarin online

“Nga raporti i sotëm ne kemi vetëm 3 shkolla në Kosovë të cilat punojnë me skenarin online, në raport me 90 që i kemi pasur sot dy javë. I kemi 1828 nxënës të cilët janë aktualisht të infektuar në raport me sot dy javë ku kanë qenë 6684 të infektuar….Ndërsa aktualisht numri i mësimdhënësve të infektuar me COVID-19, është 412 në dallim me javën e kaluar ku ishin 1489 të infektuar, pra numri i mësimdhënësve të infektuar ka rënë dukshëm”, tha Pupovci.

Ndërsa numri i nxënësve të imunizuar, sipas Pupovcit nuk është aspak i kënaqshëm, në raport me atë të mësimdhënësve, kur prej tyre janë 23%, ndërsa këta të fundit 95%.

Pupovci: 45,387 persona të moshës 12 deri 18 vjeç janë të imunizuar

“Këtë herë i kemi edhe shifrat për nxënësit e vaksinuar, të cilat kemi arritur t’i sigurojmë falë bashkëpunimit me IKSHPK-në. Nëse merren personat e moshës 12 deri në moshën 18 vjeç me të paktën një dozë, janë të imunizuar 45,387 persona, e që nga vlerësimet e popullsisë del se janë përafërsisht 200 mijë persona, e që i bie se shkalla e vaksinimit është diku 23%, përqindje kjo e cila nuk mund të quhet e kënaqshme…Ndërsa, numri i mësimdhënësve kalon diku 95%, dhe situata aty është jashtëzakonisht e mirë”, tha Pupovci.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lojtari shqiptar: Ëndërr debutimi në “Santiago Bernabeu”

Story i radhës

Gjendet një imigrantë i vdekur në Kumanovë

Të fundit nga