imri ahmeti magurja sot vulosi fitoren e ldk se 67a00a36437fe

Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së

February 3, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të madhë në fshatin Magurë.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook është shprehur se Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së, këto vlera janë trashëgimia jonë dhe duhet t’i vazhdojmë bashkë me ju.

Ndërsa theksoi se ky tubim madhështor është dëshmi e qartë se më 9 shkurt qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme të ndritur dhe një shtet të zhvilluar.

“Magurja duke treguar se është në ballë të ndryshimit të madh që po ndodh, me mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, po rikthejmë fuqishëm LDK-në në rrugën e saj të pandalshme.

Patriotizmi i vërtetë sot është raporti i mirë me SHBA-të, ashtu siç e ndërtoi i pari ynë, Ibrahim Rugova.Këto vlera janë trashëgimia jonë dhe duhet t’i vazhdojmë bashkë me ju. LDK-ja dallon thelbësisht nga partitë tjera sepse e bazon punën në djersë dhe sinqeritet, me dialogun dhe mirëkuptimin si mjetin tonë kryesor.

Ky tubim madhështor është dëshmi e qartë se më 9 shkurt qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme të ndritur dhe një shtet të zhvilluar. Punoni dhe angazhohuni jo për mua, jo për individë, por për veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Ja u kam mbajtur besën gjithmonë dhe do të vazhdoj ta mbaj për çdo premtim që kam dhënë! Sa ta kem mbështetjen e Magurës dhe të Lipjanit, nuk do t’ju braktis kurrë!”, ka shkruar Ahmeti.

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

operacioni i madh izraelit ne bregun perendimor hidhen ne ere 20 ndertesa 67a009812ffc9
Story i mëparshëm

Operacioni i madh izraelit në Bregun Perëndimor, hidhen në erë 20 ndërtesa

millie bobby brown shkelqen me ndryshimin e flokeve dhe duket si britney spears 67a00b5f01ff4
Story i radhës

Millie Bobby Brown shkëlqen me ndryshimin e flokëve, dhe duket si Britney Spears

Të fundit nga

ShkoLartë