Voska Sport kryeson me 59 pikë, ka 3 më shumë se Vardari dhe 4 se Gostivari pas 24 javësh në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Voska përgatitet për derbin e madh kundër Vardarit të Shkupit.
Ndeshja luhet në Ohër por pa shikues.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndeshje derbi ndërmjet dy ekipeve pretendente për vendin e parë.
Si skuadër jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mendoj se me një angazhim maksimal të të gjithë lojtarëve në fund do arrijmë të marrim 3 pikëshin e plotë”, tha trajneri i Voskës, Berat Imeri.
Ai kërkon kujdes nga lojtarët e tij: “Duhet të jemi të qetë, të kujdesshëm, të luajmë mirë në dy drejtime, edhe në sulm, edhe në mbrojtje, dhe ajo që është më e rëndësishme nga gjithë futbollistët pres që të japin maksimumin nga vetja. Nëse plotësohet këto komponente besojmë se neve do jemi fituesit”.