Imazhet e reja satelitore tregojnë se trupat ruse kanë lëvizur më afër kufirit me Ukrainën

Imazhet e reja satelitore që i ka siguruar CNN tregojnë se baza gjigante ku gjendeshin tanket ruse, artileria dhe municioni në afërsi të kufirit të Ukrainës, në masë të madhe ka lëvizur – e duket se po bëhet gati që të vendosen më afër kufirit.

Baza gjendet në Jelni, në juglindje të qytetit Smolensk, afro 260 kilometra nga kufiri më Ukrainën. Një sasi e madhe e armatimit janë stacionuar atje në fund të vitit të kaluar, ku përfshihen rreth 700 tanke, mjete luftarake dhe lansues të raketave balistike.

E shumica e këtyre pajisjeve janë “zhdukur” sipas imazheve të reja satelitore, që janë shkrepur më 6 shkurt. Në Pamje shihen gjurmët e mjeteve që kanë lëvizur nga ai vend.

Steven Wood, drejtor i kompanisë së imazheve satelitore Maxar, ka thënë për CNN: “Duket se shumica e mjeteve (tanke, artileri dhe mjete tjera ndihmëse) kanë lëvizur nga parkingu në verilindje”.

Conrad Musica, ekspert për përcjelljen e lëvizjeve ushtarake në kompaninë Rohan Consulting, thotë se ajo çfarë ka ndodhur në Jelni është se një “disa pajisjeve të shumta të rëndësishme të forcave ruse kanë lëvizur”.

“Po hyjmë në një fazë të re të grumbullimit të trupave, ku po shohim pozicionim të njësive dhe se pajisjet janë lëvizur në pozita strategjike”, shtoi ai.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sulivan, ka thënë të dielën për ABC News, që SHBA-të besojnë se ekziston “një mundësi reale që Vladimir Putini të urdhëroj sulmin në Ukrainë”.

E siç raporton CNN, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se presidenti rus ka mbledhur rreth 70 për qind të personelit ushtarak të armatosur përgjatë kufirit më Ukrainën. 

Image
Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta kërcënon BE, thotë se mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë

Story i radhës

Test personaliteti: Çfarë pe si fillim në foto?

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në