Imazhet e NASA-s tregojnë një bazë bërthamore “të harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës

November 29, 2024
1 minut lexim

Imazhet e reja të NASA-s kanë zbuluar bazën bërthamore të harruar të Camp Century nën shtresën e akullit në Grenlandën veriperëndimore.

Baza e ndërtuar në vitin 1959, ishte menduar si një vend sekret për lëshimin e raketave balistike kundër Bashkimit Sovjetik.

Shkrirja e akullit të Grenlandës tani si duket mund të zbulojë minerale të vlefshme, por edhe  të krijojë mosmarrëveshje për mjedisin mbi pastrimin e trashëgimisë së lënë pas, raporton Sky News.

– Ne po kërkonim në fundin e akullit dhe papritmas u shfaq Camp Century, thotë eksperti i NASA-s, Alex Gardner.

Gardner dhe kolegu Chad Greene fluturuan mbi Grenlandë në prill të këtij viti për të hartuar akullnajat dhe për të vlerësuar rritjen e ardhshme të nivelit të detit. Ata zbuluan bazën duke përdorur radarin, i cili zbuloi struktura që përputheshin me tunelet brenda bazës.

– Nuk e dinim se çfarë kishim gjetur, thotë Gardner.

Megjithëse ekzistenca e bazës dihet prej vitesh, NASA pretendon se harta e re tregon strukturat “në një mënyrë krejt tjetër, që nuk janë parë asnjëherë më parë”.

Baza u braktis në vitin 1967, tetë vjet pasi u ndërtua.

Shtetet e Bashkuara  kishin vendos aty rreth 200,000 litra naftë dhe ujëra të zeza, për të cilat ishte  shkaktuar polemikë për mirëmbajtjen/pastrimin.

Grenlanda i ka kërkuar më parë Danimarkës, e cila zotëron vendin, wë të marrë përgjegjësinë, shkruan Sky News.

Ata argumentojnë se ishin danezët të cilët miratuan marrëveshjen në radhë të parë! 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mourinho zbulon si u largua Ibrahimoviç nga Interi

Story i radhës

Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje në rrjetet sociale

Të fundit nga

ShkoLartë