Ilir Meta: Taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë

Presidenti Ilir Meta akuzon se në Shqipëri taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Ky selektivitet, thotë kreu i shtetit, largon investitorët e huaj. Ai ka një thirrje drejtuar qeverisë, që ndihmojë biznesin, për të ndalur shpopullimin.

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. 

Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin” shkruan ai.

Ngjarja paraprake

Ekipi i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden drejt plotësimit

Ngjarja e ardhëshme

Banorët e Kondovës ankohen për mungesën e energjisë elektrike, kërkojnë zgjidhje urgjente nga EVN-ja

të fundit nga