Igor Durlovski po largohet nga Kuvendi

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Durlovski po largohet nga funksioni i deputetit.

Durlovski, i cili mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në zgjedhjen për funksionin e deputetit në koalicionin “Për Ripërtërirjen e Maqedonisë”, këtë vendim të tij mbrëmë e publikoi në Fejsbuk.

“Interesat kombëtare, drejtësia për të përndjekurit padrejtësisht dhe një shtet normal për fëmijët tanë ishin / janë përparësitë e mia. Ulësja e deputetit nuk të len të qetë kur pragma politike bëhet më e rëndësishme sesa morali. Prandaj, unë po largohem nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe u uroj kolegëve nga koalicioni ‘Për Ripërtëritjen e Maqedonisë’ këmbëngulje, qëndrueshmëri, mençuri, të cilën jam i sigurt se e kanë. Nuk mund ta bëj atë që thashë, por tani nuk do ta them dhe do të vazhdoj ta bëj! Unë u qëndroj besnik përkrahësve të mi dhe zërit të tyre. Urime Ditën e luftës revolucionare maqedonase”, ka shkruar Durlovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ngjarja paraprake

Tirana mirëpret Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit 2020

Ngjarja e ardhëshme

Faktet Si Ndryshon Plakja Mes Femrave dhe Meshkujve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian