igli tare nuk shkon i vetem te milani pritet ta marre me vete edhe lojtarin e kombetares 680a42d74b651

Igli Tare nuk shkon i vetëm te Milani, pritet ta marrë me vete edhe lojtarin e Kombëtares

April 24, 2025
1 minut lexim

Ndërsa është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund t’i bashkohen klubit italian, si dëshirë e tij apo edhe një strategji për ndërtimin e një skuadre edhe më konkurruese për sezonin e ri në kampionatin italian.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për afrimin e Iglit te Milani, mësohet se një nga futbollistët shqiptarë, i cili mund të jetë nga lëvizjet e para të tij me kuqezinjtë, është edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Kombëtares është një opsion shumë i mirë për një kalim të tillë dhe madje janë disa arsye pse ai është i favorizuar për të shkuar te Milani, nëse Tare zyrtarizohet.

Ismajli ka zhvilluar një sezon të mirë me Empolin dhe në ndeshje të caktuara kundër ekipeve të forta ka dalluar me paraqitjen e tij, duke treguar se është në nivelin e duhur, përcjell Top Channel.

E dyta, Ismajli del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i përfundon kontrata me Empolin dhe përderisa një rinovim nuk ka ardhur deri tani, mbrojtësi do të dalë i lirë në treg dhe nuk do të kishte asnjë shpenzim për Milanin që do ta përfitonte falas, përveç pagës së tij vjetore, e cila me një rritje të llogaritur mirë, nuk rëndon arkat e klubit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

opsioni i ri i whatsapp nuk lejon nxjerrjen e informacionit jashte aplikacionit 680a41e1afe16
Story i mëparshëm

Opsioni i ri i WhatsApp nuk lejon nxjerrjen e informacionit jashtë aplikacionit

koreja e jugut akuzon sherbimin kinez deepseek per transferimin e te dhenave te perdoruesve pa leje 680a43c24c89b
Story i radhës

​Koreja e Jugut akuzon shërbimin kinez DeepSeek për transferimin e të dhënave të përdoruesve pa leje

Të fundit nga

Ermal Fejzullahu po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu po vjen me një projekt të ri muzikor. Ai po vjen në bashkëpunim me Lisin. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin

A po i vjen fundi sistemit start-stop në vetura?

Lee Zeldin, drejtor i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ka shkaktuar polemika duke njoftuar se do të punojë për të eliminuar stimujt federalë për përdorimin e gjerë të sistemeve start-stop.
ShkoLartë