idrizi takohet me nxenesen nga vushtrria qe u kualifikua ne finalen e gares boterore te gjuheve 67a0eb1db75e5

Idrizi takohet me nxënësen nga Vushtrria që u kualifikua në finalen e garës botërore të gjuhëve

February 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është takuar sot me nxënësen nga Vushtrria, Rajana Podvorica, e cila është kualifikuar në finalen e garës botërore të gjuhëve “Hi Lingua”, që do të mbahet në Paris.

Idrizi ka thënë se fillimisht Podvorica e kishte përfaqësuar Kosovën në olimpiadën e gjuhës angleze “Hippo 2023’, që u mbajt në Romë, e më pas u kualifikua në finalen e kompeticionit që do të mbahet në kryeqytetin e Francës.

“Pas përfaqësimit të Kosovës në Olimpiadën e Gjuhës Angleze ‘Hippo 2023’ në Romë, ajo tashmë është kualifikuar në finalen e garës botërore ‘Hi Lingua’, që do të mbahet në maj në Paris”, ka thënë ai.

Kryetari i kësaj komune ka bërë të ditur se me nxënësen Rajana kanë diskutuar mbi rrugëtimin e saj dhe njëkohësisht i ka ndarë mirënjohje për sukseset që ka arritur. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

punonjesit e usaid it udhezohen te mos hyjne ne godine 67a0eaa846a82
Story i mëparshëm

Punonjësit e USAID-it udhëzohen të mos hyjnë në godinë

arrestohet kengetari i njohur tentoi te largohet nga postblloku i policise 67a0ec471a4b1
Story i radhës

Arrestohet këngëtari i njohur, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë