Idrizi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes nga Drita

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, është deklaruar i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes nga Drita.

Skuadra kampione në shtëpi ka mposhtur Trepçën ’89 1:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë.

Një gol i Betim Haxhimusës, i solli fitoren Dritës, që ishte e treta këtë sezon, në po kaq ndeshje.

“Mendoj se pas humbjes me Besën reaguam mirë kundër Dritës, i patëm rastet tona, Drita shënoi nga një gjysmë rasti”, ka deklaruar Idrizi.

“Jam i kënaqur me lojtarët e mi, djemtë dhanë një paraqitje të mirë”.

Ngjarja paraprake

Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

Ngjarja e ardhëshme

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe “Teach For Kosova”

të fundit nga