Icardi po shkëlqen në Galatasaray, PSG po mendon t’i japë atij një shans të dytë

Mauro Icardi është ndër protagonistët e mëdhenj të Galatasarayt në Superligën turke.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje të ligës. Dhe ai është lojtari i vetëm i Galatasaray-t i cili ka shënuar në çdo derbi ndaj Besiktas, Fenerbahçe dhe Trabzonspor.

Pikërisht këto paraqitje po bindin Paris Saint-Germain për t’i dhënë një shans të dytë. Klubi francez zotëron kartonin e tij deri më 30 qershor 2024 dhe mund të jetë një alternativë.

Galatasaray nga ana e tyre do të dëshironte ta blente atë, por është çështja e pagesës e ndërlikon. Në gjendjen aktuale, klubi turk paguan vetëm 750 mijë euro pagë, ndërsa pjesën e mbetur prej 6.75 milionësh e paguan PSG.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po rikthehen reduktimet? KEDS lëshon alarmin

Story i radhës

Si u vu në siklet presidentja hungareze lidhur me azilin e Gruevskit

Të fundit nga