Ibrahimovic pritet të kthehet në ndeshjen ndaj Man United

Zlatan Ibrahimovic i mungon fushës së gjelbërt që nga transferti ndaj Romës në Milan, në muajin shkurt.

Megjithatë, Stefano Pioli, ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi rikuperimi i sulmuesit është duke ecur mjaft mirë.

Ibrahimovic nuk ndjen më dhimbje dhe ekzaminimet e kryera gjatë ditës së sotme kanë dhënë rezultate mjaft të mira, kështu ai mund të fillojë stërvitjet me skuadrën që nga nesër.

Optimizmi në kampin kuqezi është maksimal, që ta kenë Ibrën në dispozicion për ndeshjen e të enjtes ndaj Manchester United, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës.

Pas barazimit 1-1 në “Old Trafford”, Milani do të provojë kalimin në çerekfinale në “San Siro” dhe Ibra pritet të jetë një armë më shumë në duart e Piolit, duke qenë se njeh mirë edhe “djajtë e kuq”, me të cilët ka luajtur për dy sezone dhe ka fituar Europa Leagune në 2017-ën.

Ngjarja paraprake

Fitore minimale e Manchester Utd

Ngjarja e ardhëshme

A e pi kafen dikush si Violetë Kukaj?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian