Ibrahimoviç flet pas ndeshjes me Kosovën

Ibrahimoviç deklarohet pas ndeshjes

Kombëtarja e Suedisë ka vazhduar me fitore edhe në takimin e dytë të Grupit B në eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Skandinavët triumfuan 0:3 ndaj Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes me Kosovën, ka folur sulmuesi 39-vjeçar i mysafirëve, Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka thënë se atij “nuk i duhet të shënoj gola”, pasi siç ka thënë ai, duhet t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij që të realizojnë.

“Mua nuk më duhet të shënoj gola. Unë kam shënuar golat e mi. Tani do t’i ndihmoj të tjerët që t’i shënojnë”, ka thënë Ibrahimoviç për mediat suedeze.

“Po ndihem mirë. Ne jemi të uritur, kemi dëshirë të madhe, mentalitet të mirë dhe komunikim në nivel. Mund të shihni që ka shumë të rinj dhe disa lojtarë më të vjetër.

Është kombinim i mirë. Po ashtu është e duhur mënyra se si përzgjedhësi dëshiron që të luajmë ne, një balancë e mirë në mes mbrojtësve e sulmuesve”, ka vazhduar Ibrahimoviç.

Ngjarja paraprake

Leva shënon 2 herë në suksesin e Polonisë!

Ngjarja e ardhëshme

Jasmina: Burri im mund ti bëjë 5 gra nëse dëshiron…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian