Ibrahimi: Alternativa nuk do të përkrah Bilall Kasamin në Tetovë dhe Blerim Sejdiun në Zhelinë (VIDEO)

Sekretari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ekskluzivisht në ClickPlus bëri të ditur se Alternativa nuk e përkrah asnjë kandidat të pushtetit, transmeton TV21.

Ndër të tjera, Ibrahimi tha se votuesit janë të lirë, mund të votojnë cilin të duan.

“Pyetja tjetër që po shtrohet në opinion është se cili është qëndrimi jonë përkitazi në ato komuna ku ne nuk kemi kandidatë, që janë kandidatë të partive në pushtet d.m.th kenë këtu komunat Studeniçan, Haraçinë, Tetovë, Zhelinë etj dhe kur flasim për këtë pjesë të çështjeve qëndrimi zyrtar i Alernativës është që ne nuk marrim përsipër që asnjërin të udhëzojmë se për cilën parti të pushtetit duhet të votoj për shkak se për llogarinë tonë ato janë parti të pushtetit dhe ajo çështje e marrëveshjeve të tyre të brendshme dhe ne nuk ndjejmë veten në rolin e tutorit apo të kujdestarit që duhet t’i themi dikujt se filan kandidati apo filan partia është më pak e pushtetit se sa ajo tjetra”, ka deklaruar Ibrahimi në ClickPlus.

Ngjarja paraprake

BDI: Qeverisja qendrore i jep mbështetje Programit Zgjedhor për Gostivarin që duam

Ngjarja e ardhëshme

ФОТО | Арсовска: Заедно до поубав Карпош и поубаво Скопје

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian