Ibrahimaj çon në këmbë Norvegjinë

Futbollisti nga Kosova, Ylldren Ibrahimaj, ka shënuar dy gola për fitoren e Viking-it si mysafirë me rezultat 2:1 ndaj Sarpsborg 08, në kuadër të javës së 25-të të Kampionatit të Norvegjisë.

Ibrahimij shënon në minutën e 60-të, nga afërsia nuk e kishte të vështirë të plason topin në rrjetë. 

Në minutën e 72-të nga rreth 17 metra shënon eurogol në këndin e djathtë dhe për fitoren 1:2, gol që çoi në këmbë të gjithë. 

Utvik realizon në minutën e 53-të për vendasit.

Ibrahimaj, Zymer Bytyçi dhe Veton Berisha u paraqitën titullarë për Viking-un. 
Bytyçi largohet nga fusha në fund të takimit, ndërsa Ibrahimaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+6. 

Viking ngrihet në vend të shtatë me 36 pikë, ndërsa Sarpsborg zë pozitën e dhjetë me 28 pikë.

Ngjarja paraprake

Arrihet marrëveshje me spitalet private, janë siguruar 100 shtretër për pacientë me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

24 viktima dhe 1.112 raste të reja me Covid-19, shërohen 709 pacientë

të fundit nga