Ibra “sulmohet” nga disa nudistë

Pas një sezoni ku ka luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve për shkak dëmtimesh, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të shijojë pushimet e tij në Mallorca, edhe pse këto dy ditë i ka ndërprerë pasi ka një konsultë me mjekun që e ka kontrolluar dikur, për të parë se në çfarë gjendje ndodhet pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Juventusin.

Milani pret të marrë lajme pozitive për të mos përmbysur merkaton në repartin e sulmit.

Të enjten ylli suedez ankoroi jahtin e tij luksoz në një liman të njohur në ishull, raportoi portali iberik “Ultima Hora”.

Image

Atje ai ka kaluar ditën i shoqëruar nga familja e tij. Sidoqoftë, nuk ishte kompania e tij e vetme e ditës pasi sulmuesi i Milanit mori një vizitë të papritur.

Ekuipazhi i një varke tjetër afër, i cili ka mbajtur një qëndrim festiv – disa prej tyre pa rroba banje – e kanë njohur lojtarin.

Menjëherë më pas, çmenduria: këngë dhe madje një kor i vogël kushtuar Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez ka folur me ta dhe madje u ka kushtuar atyre një ‘histori’ në Instagramin e tij.

Në eufori të plotë, një nga anëtarët nudo të ekuipazhit ka vendosur të hidhet në ujë dhe të notojë drejt jahtit ku ishin Zlatan dhe familja e tij.

Disa marinarë të jahtit kanë ndaluar aventurën e tij dhe gjithçka ka përfunduar me të qeshura.

Ngjarja paraprake

Sektorët e tregtisë dhe teknologjisë së informacionit të vetmit me rritje

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Meta: Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë e turizmin

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian