Ibra qëndron me Suedinë edhe për miqësoren

Zlatan Ibrahimoviç riveshi fanellën e skuadrës përfaqësuese të Suedisë në dy ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës. Ndaj “Dardanëve” ishte edhe protagonist, duke dhuruar edhe një asist në rastin e golit të parë të Agustinson. Suedia nuk do të luajë më ndeshje eliminatore në këtë hapësirë dhe këtë të mërkurë do të ketë një miqësore ndaj Estonisë.

Tek Milani shpresonin dhe prisnin që “ylli” i skuadrës të shkëputej nga grumbullimi për t’u rikthyer në Milanello dhe për të përgatitur takimin e së shtunës kundër Sampdorias, por nuk ka ndodhur kështu. 39-vjeçarin, me sa duket, e kishte marrë malli aq shumë për kombëtaren, sa ka vendosur të qëndrojë me përfaqësuesen e tij edhe në takimin miqësor kundër Estonisë. Nuk do të jetë në formacion, të paktën duke iu referuar fjalëve të trajnerit Andersson, por mund të aktivizohet nga stoli.

Zlatani do të kthehet në Milano ditën e enjte dhe do të përgatitet shumë pak kohë më skuadrën përpara takimit të së shtunës, në orën 12:30, kundër ekipit të Ranierit.

Ndërkohë, Pioli ka arsye për të buzëqeshur, pavarësisht vonesës së Ibrës. Trajneri ka tashmë të gatshme dyshen Franck Kessie -Benaccer. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk ka munguar asnjëherë, por ka qenë algjeriani ai që ka qëndruar shumë kohë jashtë për shkak dëmtimi.

Me këtë dyshe në mesfushë Milani ka luatur 11 ndeshje, duke humbur vetëm një herë në Spezia, teksa ka fituar 7 takime. Teksa Fikayo Tomori, në një intervistë për mediet italiane është shfaqur optimist për sa i përket titullit kampion, duke mos fshehur edhe dëshirën për të vijuar aventurën tek Milani edhe pas përfundimit të huazimit nga Chelsea, në fund të këtij edicioni.

Ngjarja paraprake

ASH dhe AA kërkuan shtyerjen e regjistrimit me amandament (DOKUMENT)

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, disa zona të caktuara shpallen si zona natyrore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian