Ia vodhën “Mercedesin GLE” para një jave, mitrovicasi fton hajnat për kafe

Një qytetar nga Mitrovica ka rrëfyer se si i është vjedhur vetura, të cilën pas një jave i është gjetur nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Behgjet Uka, i ka ftuar personat që ja vodhën veturën për kafe, siç ka thënë për t’i pyetur çfarë ju kishte borxh.

“Une Behxhet Uka Shpresoj qe ju tre Hajdutet do mundohem te ju njoftoj edhe do ja u qeras nga nje kaffe edhe do me jepni pergjigje qe qka ju kam pasur borq qe ma vodhet kerrin dhe nese jeni Burra ejani takohemi ball per ball”, ka shkruar ai.

Postimi i qytetarit nga Mitrovica:

Unë Behxhet dhe Ajet UKA, tash e sa vite kemi biznesin tonë familjar këtu në Kosovë dhe në Gjermani, andaj përmes këtij shkrimi dëshiroj të falenderoj Policinë e Shtetit të Kosovës, në veqanti Njësin e Auto-Krimeve në Prishtinë, dhe tu bëje thrrje biznesmenëve dhe qyetarve Shqiptarë, që ti zgjidhin problemet përmes policisë së Kosovës dhe të besojnë tek shteti ynë Kosova, e që ku neve pagujmë taksa.

I gjendur i papergatitur dhe i pafuqishëm përpara një situate që mund të përfundonte në lëndim fizik dhe shpirtëror, mjaftoi një numër telefoni me tre shifra 192.

Në vendngjarje mbrriti policia e shtetit të Kosovës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm për afro një jave na ndihmuan në qështjen që kemi pasur ne së fundmi duke na e kthyer automjetin tonë Mercedes GLE, të cilin na e kishin vjedhur Hajnat, kete automjete vetëm sa e kishim blerë së bashku me vëllaun tim Ajetin i cili punon dhe vepron në Gjermani, andaj unë dhe familja ime UKA, jemi bërë të ndjehemi krenar me me Policin e Kosovës dhe që jam një qytetar i Republikes së Kosovës.

Duke parë gjithë atë angazhim te forcave të Policisë së Shtetit të Kosovës, u ndjeva me turp se jo përherë kam pasur qejf të paguaj tatim taksat ndaj shtetit.

I bëj thirrje njerzve të thjeshtë që punojnë ndershëm për të siguruar bukën e gojës, botës së biznesit, intelektualëve që bëjnë lloj lloj analizash, të mbështesin Policine e Shtetit të Kosovës dhe ti inkurajojm moralisht ata në përbushjen e misionit që ajo/ata i ka vënë vetës e ku njeriu i thjeshte është në qender. Këtë e provova vetë.!

Respekte për Policin e Kosoves

Une Behxhet Uka Shpresoj qe ju tre Hajdutet do mundohem te ju njoftoj edhe do ja u qeras nga nje kaffe edhe do me jepni pergjigje qe qka ju kam pasur borq qe ma vodhet kerrin dhe nese jeni Burra ejani takohemi ball per ball

Ngjarja paraprake

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

Ngjarja e ardhëshme

Tërhiqet edhe Atletico Madridi, mbesin vetëm 4 klube

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian