Ia kthen shpinën Istogut

1 minut lexim

Istogu mbetet pa lojtaren Dajan Milijaniq.

Kampionja e Kosovës, klubi i hendbollit Istogu, njofton për largimin e saj, që tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Iuventa Michalovce nga Sllovakia.

“Ky edicion do të jetë i fundit për Dajana Milijanic tek Istogu ngase në edicionin 2024/2025 Dajana do të paraqitet tek skuadra kampione e Sllovakisë Iuventa Michalovce të cilën Istogu e kishte për kundërshtar në roundin e tretë të Kupës së Evropës e ku ra në sy hendbollistja jonë Dajana Milijanic, tek Iuventa do të paraqitet në dy vitet ardhshme.

Kampionia sllovake vitin e kaluar luajti në gjysmëfinale të EHF Evropa Cup ndërsa këtë vit është në 1/8 e finales me pretendime të mëdha..

Ky është transferi më i madh në hendbollin femëror në vendin tonë deri më tani”, njofton KHF Istogu.

Story i mëparshëm

Edona: 7 herë favorite jam dalë, më shumë sesa Messi që ka fitu kupa

Story i radhës

Gjermania, Holanda dhe Polonia, marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të trupave

Të fundit nga