I shtruar në Infektiv, ndërron jetë 61-vjeçari nga Ksamili

Një 61-vjeçar nga Ksamili ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.

Burime për Ora News shprehen se, viktima ishte shtruar në pavion katër ditë më parë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me këtë rast shkon në 463 numri total i viktimave që nga nisja e pandemisë.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 87 raste aktive në qarkun e Gjirokastrës dhe për 7 infektime të reja në Sarandë.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Italia regjistron rekord të ri me mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Netflix jep parashikimin rekord për 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian