i shpallur ne kerkim dhe i denuar me burg perfundon arratia e 26 vjecarit arrestohet ne tirane 65f1bc9b25d23

I shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg, përfundon ‘arratia’ e 26-vjeçarit, arrestohet në Tiranë

March 13, 2024
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të shpallur në kërkim dhe të dënuar me burg.

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Xhon Belushi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. C.(G)., 26 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MARKETING

RENT A CAR

vlen bdi ja mund te shkaktoj trazira ne zgjedhje 65f1bb324e705
Story i mëparshëm

VLEN: BDI-ja mund të shkaktoj trazira në zgjedhje

kolli i keq ksi neser do te diskutoje dilemat per vaksinimin 65f1c14b0ca0c
Story i radhës

Kolli i keq/ KSI nesër do të diskutojë dilemat për vaksinimin

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë