I sekuestrohet kanabis dhe kokainë, arrestoi i riu në Sarandë

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë në Sarandë.

Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin G. A., 24 vjeç, banues në Ksamil.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë” thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ngjarja paraprake

Kontrabandë me drogë nga Maqedonia, policia greke arreston dy persona

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 15 shkelje të orës policore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian