I ruajti llava, gjenden të plotë dy trupa në Pompei

Trupat e dy burrave, një 40 vjecari të rangut të lartë të mbështjelle me mantel dhe ai i skllavit të vet, të veshur me një tunikë të thjeshtë, janë gjetur të plotë në Pompei, një zbulim i ri ky, fryt i gërmimeve që vazhduan në zonën e famshme arkeologjike pavarësisht kufizimeve të pandemisë.

“E jashtëzakonshme”, ishte komenti i ministrit Italian të turizmit, Dario Franceschini, i cili foli për një “gjetje vërtet të rrallë”, edhe për faktin se për herë të parë pas më shumë se 150 vjetësh ka qenë e mundur gjetja e trupave të ruajtur në mënyrë kaq perfekte, së bashku me veshjet e tyre dhe sendet që kishin me vete në momentin kur u vranë nga shpërthimi vullkanik.

Zbulimi u bë gjatë kërkimeve në atë që njihet si vila e madhe periferike në Civita Giuliana, 700 metra në veriperëndim të Pompeit, ku janë kryer gërmimeve që prej vitit 2017. Në këtë zonë është gërmuar që në fillimin e viteve 1900 me kërkesë të pronarit të atëhershëm të tokës, markezit Giovanni Imperiali. Ekspertet thonë se vdekja e dy fatkeqevë ka ndodhur me shumë gjasë në mëngjesit e dutës së dutë të shpërthimit të vullkanit, kur mbi koloninë romake u lëshua një shkulm llave që nuk I la njerëzve rrugë shpëtimi.

Ngjarja paraprake

Reprezentuesi i Kosovës shokon kampionin e Rusisë

Ngjarja e ardhëshme

“Dy ditë përpjekje për të fshehur të vërtetën”, Basha-Ramës: Kush gënjen për numrin e viktimave, gënjen për gjithçka

të fundit nga