I reagojnë Haxhimusës, më në fund u thye akulli…

Sporti Shkollor reagon në lidhje me një deklaratë të Bashkim Haxhimusës, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt, ku thotë: “Haxhimusa: I kujt është suksesi, i trajnerit apo arsimtarit?”. 

“Më në fund u thye akulli…
Po na vije mirë që më në fund po diskutohet për sportin shkollor.

Me që nuk ka informacione po ua shpalosim pak aktivitetet shkollore me të cilat mbahen në shkolla edhe pse me një infrastrukturë jo të mirë mësimdhënësit e edukimit fizik përballen me vështirësitë për mbajtjen e orëve mësimore dhe aktiviteteve sportive. 

Ne si mësimdhënës në programin mësimor e kemi obligative të mbajmë gara dhe aktivitete brenda shkollës duke mos anashkaluar as një nxënës marr parasysh se a është aktiv apo jo në ndonjë klub sepse duhet të jenë të barabartë të gjithë nxënësit e asaj shkolle ku me të cilat edhe bëhet seleksionimi përfaqësues së shkollës pastaj në garat komunale e në vazhdim në garat regjionale e ato republikane.

Pikërisht në këto gara komunale në bashkëpunim me klube sportive të cilat i përcjellin garat shkollore trajnerët bëjnë përzgjedhjen e tyre dhe u ofrohet mundësia për të qenë pjesë e klubeve të qytetit.

Fatmirësisht për shkak të këtyre aktiviteteve kemi shumë lojtar e garues që sot nga puna e mësimdhënësve me ato kushte që i kanë, kanë arritur që nxënësit e tyre të jenë edhe reprezentues të shtetit në shumë sporte.

Ky është realiteti nga këndvëshstrimi jonë, andaj është mirë që mos të shohim vetëm zi, të çmohet puna e çdo mësimdhënësi, trajneri sportiv apo klubi, ti mbështesin nga institucionet përkatëse këto aktivitete dhe t’i japim jehonë këtyre ngjarjeve sportive sepse nxënësit tanë janë një armatë e fuqishme e sportit dhe ambasador të një shteti”, reagon Sporti Shkollor.

Ngjarja paraprake

Burri i moçëm i Mirditës, një shekull mbi supe! 100 vjeç pa asnjë sëmundje

Ngjarja e ardhëshme

Të moshuarit e Gostivarit të pa interesuar për vaksinën COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian