‘I prishën banesën 3 katëshe’, Këlliçi: E jashtëligjshme!

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re të familjes së Z. Haxhi Billa.

‘Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Bisedova me Z. Haxhi Billa, lidhur me prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re. Në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë. Banesa ishte e dokumentuar dhe nuk parashikohej prishja e saj në projektin e Unazës së Re. Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa. Ndryshe nga sa trumbetohet për bonusin e qirasë, familjarët e tij paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre. Ky është realiteti që të gjithë duhet të shohin dhe ta ndryshojnë me votë, më 25 prill.

Ngjarja paraprake

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë

Ngjarja e ardhëshme

Largim i papritur nga KB Bashkimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian