I ngarkuari me punë francez në Ankara thirret në Ministrinë e Jashtme turke

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës në Ankara u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me karikaturën në revistën Charlie Hebdo, e cila u dënua ashpër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga burime diplomatike, diplomatit francez i është thënë se “ky sulm i neveritshëm ndaj të drejtave personale dhe besimeve fetare nuk mund të vlerësohet në kuadër të lirisë së shtypit dhe shprehjes dhe nga autoritetet franceze pritet të marrin hapat e nevojshëm politikë dhe ligjorë në lidhje me këto vizatime që tejkalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes”.

Nga ana tjetër, i ngarkuari me punë francez është informuar se disa qarqe armene në Francë kanë tërhequr vëmendjen me veprime të dhunshme kundër qytetarëve turq për disa ditë, dhe është kërkuar që autoritetet franceze të marrin masat e nevojshme në çdo fushë, veçanërisht të sigurisë, në lidhje me sulmet dhe qëndrimet diskriminuese ndaj qytetarëve dhe muslimanëve në periudhën e fundit.



.. .

Ngjarja paraprake

Rekord i ri, 870 raste të reja, 292 të shëruar dhe 14 të vdekur nga koronavirusi

Ngjarja e ardhëshme

Meghan Markle kërkon shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj gazetës britanike

të fundit nga