I kujt është klubi, i Ahmet Petrovës, Agim Aliut apo Lulzim Abazit?

Mjegull e dendur brenda klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Situatë e paqartë apo zhvillime dramatike gjatë këtyre ditëve!  Tensione pas perdeve!
Ahmet Hysenaj – Petrova, kërkon llogari nga themeluesit e klubit dhe po ashtu të bëhet edhe pranim dorëzimi i klubit! 

Sipas Petrovës, themeluesit nuk po lajmërohen as në telefon dhe në asnjë formë tjetër!

Pika e kulmit ka arritur, shpërthimi kurrë me afër! 

Petrova ka paralajmëruar se do të dalë publikisht dhe do ta hapë kutinë e zezë, një Zot e di se çfarë ka në at kutinë e famshme nëse ekziston apo çdo do të pjellë! 

Themeluesit e klubit nuk po i lajmërohen!  I kujt është klubi, i Ahmet Petrovës, i Lulzim Abazit apo Agim Aliut?
E para, Ahmet Petrova është kryetar i klubit, që nga janari e këndej, pra pas 20 janarit dhe ai është përgjegjës! 

E dyta, Lulzim Abazi ka kohë që ka dhënë dorëheqje në heshtje dhe nuk është pjesë e klubit! Fare nuk është i përzier në këto punë, po jeton si beg! 

E treta, Agim Aliu, është kryetar i Komunës së Ferizajt dhe ai me sa dihet e ka mbështetur klubin si klub i qytetit dhe jo që ka gisht ai aty! 

Petrova kërkon pranim – dorëzimin e klubi. “Dashamiret e klubit dua ti njoftoj se udheheqesia e mëparshme, bordi i klubit nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit konform ligjit normalisht duke dëshmuar, që i kanë krye obligime ligjore, ose të obligohen se kanë me i krye nëse eventualisht rrjedhin më vonë. 

Me që nuk po përgjigjen në asnjë mënyrë që çdo gjë të kryhet ashtu siç duhet unë e kam përpiluar dhe ju
kam dërguar një marrëveshje të cilën duhet ta noterizojnë, ta thërrasin e mbajnë kuvendin e klubit dhe të ofrojnë dorëheqje nga të gjitha funksionet, ta zgjedhim udhëheqësinë e re ( me propozim tim dhe delegateve), të bëhet pranim dorëzimi i klubit e të vazhdohet puna normale”, kështu ka shkruar mes të tjera dje Petrova.

Disa burime raportojnë se Petrova iu ka dhënë ultimatum themeluesve të klubit.

Disa thonë që Petrova po e  përgatitë terrenin për dorëheqje. Një dihet jozyrtarisht, dikush po përgatitë ta marrë klubin dhe të largojë Petrovën! Me 4 gusht e kemi paralajmëruar Petrovën, se situatën në klub nuk e ka nën kontroll dhe po i përgatitet rrëzimi, kjo duket se edhe po ndodhë nga prapavija.  A është një puq apo një dorëzim i Petrovës? Pyetja pa përgjigjeje!

Njerëzit me të besueshëm nëse kanë qenë të besueshëm, nuk janë në krahun e Petrovës, një numër prej tyre dhe jo të gjithë. Mbetet të shihet se ku do t’i sjell kjo situatë, në cilën pikë!

Ngjarja paraprake

Përqarjet politike në Kosovë zbehin rëndësinë e vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë z. Nikos Dendias

Ngjarja e ardhëshme

Kosova dhe Shqipëria, bashkë me akademitë, t’i zbardhin dhe t’i dënojnë tradhtitë

të fundit nga