I kishte publikuar video intime në rrjetet sociale dhe e kërcënonte, arrestohet 34-vjeçari që përndiqte të renë

min lexim

Një 34-vjeçar nga Fieri që jeton në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës pasi prej kohësh përndiqte një vajzë të re, 26-vjeçare.

Policia bën me dije se ai i kishte publikuar një video intime në rrjetet sociale dhe e kërcënonte vazhdimisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policise

I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

– V. G., 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E dinë gjithmonë se ç’pritet të ndodhë, këto janë 4 shenjat më intuitive të horoskopit

Story i radhës

Shkupjani përfundon në burg, arrestohet pas dyshimeve se dogji një veturë në Gllumovë

Të fundit nga