I ka parashikuar saktësisht të gjitha zgjedhjet amerikane, çfarë thotë sot?

Profesori amerikan Alan Lichtman dikur është bërë i njohur kombëtarisht për modelin e tij parazgjedhor, të cilin e ka quajtur “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”.

Me këtë model, profesori i historisë nga Universiteti Amerikan në Uashington ka parashikuar me saktësi rezultatet e të gjitha zgjedhjeve presidenciale nga 1984 deri më sot.

Në një video-reportazh për këtë historian, New York Times e quan atë “Nostradamus të zgjedhjeve presidenciale”, shkruan Index.hr, transmeton Bota Sot.

Këtë reputacion e ka konfirmuar edhe në vitin 2016, kur, përkundër faktit se pothuajse të gjitha sondazhet parashikuan fitoren e Hillary Clintonit, ai përsëri parashikoi me saktësi se fituesi do të ishte Donald Trumpi. Pas fitores, vetë Trump i dërgoi atij urime për parashikimin e saktë.

Ndryshe nga historianët e tjerë, të cilët merren ekskluzivisht me të kaluarën, Lichtman vendosi të zbatojë njohuritë e tij për trendet politike për të parashikuar të ardhmen në modelin që ai zhvilloi me sizmologun rus Vladimir Keilis-Borok.

Këtë e ka bërë, thotë ai, sepse arriti në përfundimin se parashikimet klasike parazgjedhore bazohen në supozime të gabuara.

“Analistët i përcjellin zgjedhjet sikur të ishin një garë me kuaj. Por historia na tregon se votuesit nuk mashtrohen nga hilet e fushatës. Votuesit votojnë në mënyrë pragmatike, në varësi të sa mirë Shtëpia e Bardhë ka qeverisur vendin,” thotë Lichtman, duke shtuar se sondazhet janë thjesht “klipe në kohë” dhe nuk kanë asnjë ndikim në vetë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai kompozoi modelin e tij “Keys of the White House” me Keilis-Borok, me të cilin u takua në 1981.

“Vologja m’u drejtua dhe më tha “ne do të bashkëpunojmë “. Në atë moment, mendova se ky djalë ishte ose i çmendur ose një kagebeist”, rrëfen Lichtman. Megjithatë, kur u bind se nuk ishte asnjë nga ato të dyja, filloi të bashkëpunonte me të, duke ndërthurur historinë dhe sizmologjinë.

“Rriformuluam zgjedhjet presidenciale të SHBA-së si një dikotomi të stabilitetit, në të cilën tipi që mban Shtëpinë e Bardhë qëndron në Shtëpinë e Bardhë dhe e dridh, ku partia nga Shtëpia e Bardhë humb pushtetin”, tha Lichtman.

13 “çelësat” për fitore

Ai dhe Keilis-Borok shqyrtuan të gjitha zgjedhjet presidenciale nga 1860 deri më 1980 dhe identifikuan 13 faktorë ose “çelësa” nga të cilët varet fitorja e presidentit ose e kandidatit të partisë në pushtet, nëse presidenti ka shërbyer tashmë dy mandate në zgjedhje. Ato janë të:

1. Fitorja në zgjedhjet për Kongresin, të cilat mbahen në mes të mandatit presidencial,

2. pa një kundërshtar nga partia e tij,

3. kandidati është presidenti aktual që kërkon një mandat të dytë,

4. nuk ka asnjë kandidat relevant të palës së tretë,

5. gjendje e mirë afatshkurtër e ekonomisë,

6. gjendje e mirë afatgjatë e ekonomisë (të paktën aq mirë sa në dy mandatet e fundit),

7. ndryshimet të mëdha në politikë,

8. nuk kishte ndonjë skandal të madh,

9. nuk kishte asnjë dështim në politikën e jashtme ose ushtarak,

10. ka pasur sukses të madh në politikën e jashtme ose ushtarak,

11. nuk kishte trazira shoqërore,

12. presidenti është karizmatik,

13. kundërshtari i presidentit është jo karizmatik.

Siç mund të shihet, vetëm dy të fundit nga këta 13 faktorë lidhen drejtpërdrejt me vetë kandidatët dhe karakteristikat e tyre.

I ka qëlluar të gjitha rezultatet

Me këtë model, Lichtman parashikoi që republikani Ronald Reagan do të fitonte përsëri në 1984 plot dy vjet më parë, kur kundërshtari i tij demokrat, Walter Mondale, madje nuk ishte nominuar. Në pranverën e vitit 1988, ai parashikoi që George Bushi senior do të mposhtte Michael Dukakisin, megjithëse Dukakis ishte udhëheqës në sondazhet në atë kohë. Ai parashikoi gjithashtu dy fitore radhazi për Bill Clintonin.

Ai gjithashtu parashikoi fitoren e Al Gore ndaj Bush Jr-it, e cila duhet të llogaritet si gabim – sikur të mos ishte një detaj i vetëm.

“Nuk kam gabuar. Parashikova me saktësi që Al Gore do të merrte numrin absolut të votave”, tha Lichtman dhe shton: Kur së pari e kam zhvilluar sistemin në vitin 1981, herën e fundit kur numri absolut i votave dhe rezultati në votat e elektorëve (sipas shteteve federale) nuk përputheshin ka qenë në vitin 1888.

Ekziston edhe fakti që demokratët kërkuan një rinumërim të votave në Floridë, gjë që Gjykata e Lartë e ndërpreu dhe shpalli fitoren e Bushit, prandaj disa ende e konsiderojnë të paligjshme rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Çka tash?

Çelësi i parashikimeve të tij është në të vërtetë shumë i thjeshtë – nëse përgjigja për 6 ose më shumë nga 13 pyetjet e mësipërme është negative, presidenti aktual ose kandidati i partisë në pushtet humb zgjedhjet.

Parashikimi: 7 çelësa për Bidenin, 6 për Trumpin. Bideni fiton

Në rastin e këtyre zgjedhjeve, rezultati është si më poshtë:

1. Fitimi i zgjedhjeve “afatmesme” – JO

2. Pa kundërshtarë nga partia e tyre – PO

3. Kandidati është presidenti aktual i cili po kërkon një mandat të dytë – PO

4. Asnjë kandidat përkatës i palës së tretë – PO

5. Gjendje e mirë afatshkurtër e ekonomisë – JO

6. Gjendje e mirë afatgjatë e ekonomisë – JO

7. Ndryshime të mëdha në politikë – PO

8. Nuk kishte ndonjë skandal të madh – JO

9. Nuk kishte asnjë dështim të madh ushtarak – PO

10. Ka pasur sukses të madh në poltikën e jashtme ose ushtarak – JO

11. Nuk kishte trazira shoqërore – JO

12. Presidenti është karizmatik – JO

13. Kundërshtari i presidentit është jo karizmatik – PO

Rezultati është, pra, 6 faktorë për Trumpin dhe 7 për Bidenin. Kjo do të thotë që Trump do t’i humbë zgjedhjet.

Faktorët e tjerë

Megjithatë, ky profesor vë në dukje se ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në zgjedhje, të cilat modeli i tij nuk përfshin: ndalimin e së drejtës për të votuar dhe ndërhyrja e huaj – konkretisht ruse – në zgjedhje, ndërsa ekziston edhe mundësia që Trump të mos e pranojë humbjetn në zgjedhje, duke akuzuar Bidenin dhe demokratët për vjedhje elektorale përmes votimit postar.

Prandaj, këto zgjedhje do të jenë të pasigurta, dhe potencialisht shumë të rrezikshme, pavarësisht nga parashikimi.

Ngjarja paraprake

Vende të reja parkimi në lagjen Xhon Kenedi

Ngjarja e ardhëshme

Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave anti-Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian