I ishte infektuar dhe i ati! Ky është 37-vjeçari nga Korça që ndërroi jetë nga Covid-19

Ditën e sotme mes 4 viktimave nga koronavirusi renditej dhe një 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese. I ndjeri është një nga viktimat më të reja në moshë nga Covid-19 në vendin tonë dhe ndarja e tij nga jeta është mjaft tragjike.

Është mësuar se 37-vjeçari, Lorenc Kreka, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

News 24 ka mësuar se edhe babai i Krekës ishte infektuar dhe fatmirësisht e ka fituar betejën me koronavirusin, por fatkeqësisht humbi djalin e tij.

Kreka punonte si banakier në një lokal në qytetin e Korçës dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Është bërë e ditur se i ndjeri ishte baba i dy djemëve, njëri prej tyre 4 vjeç dhe tjetri 9-muajsh.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit u shënua një numër rekord të infektuarish, 289 raste të reja, gjë që tregon se situata sa vjen e po përkeqësohte në vendin tonë.

Ngjarja paraprake

Lojtari i Kosova U21 rezulton pozitiv me Covid-19 pasi kthehet në Zvicër

Ngjarja e ardhëshme

Fillimisht shikoni motin, pastaj bëni planet e fundjavës

të fundit nga