“I gjithë ekuipazhi vdiq në 90 sekonda”/ Publikohet biseda sekrete mes Putin dhe Clinton

Mediat e huaja kanë publikuar bisedën sekrete mes Presidentit të SHBA, Bill Clinton, me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gati 20 vite pas tragjedisë me 118 viktima, ku u fundos nëndetësja bërthamore sovjetike “Kursk”.

Transkriptimet janë botuar në faqen e Bibliotekës Dixhitale të Bill Clinton në 29 Gusht 2019, dhe datojnë në vitet 1999-200. Shumica u cilësuan “shumë sekrete”.

Sipas takimit mes Clinton dhe Putin, që u zhvillua me 6 shtator 2000, në suitën presidenciale të hotelit Waldorf Astoria në New York, u diskutua për pasojat e tragjedisë së nëndetëses Kursk.

Në fillim të diskutimit, Clinton shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë.

Ndërsa Putin tha: “E gjeta veten në një situatë që duhej të zgjidhja midis të keqes dhe më të keqes. Disa njerëz më këshilluan se nëse do të dërgoja menjëherë një nëndetëse të vogël dhe do të përpiqesha të shpëtoja njerëzit tanë, popullariteti im do të rritej.

Gjëra të tilla nuk duhet të shoqërohen nga propaganda. U duhet dhënë prioritet shpëtimit të jetës së njerëzve, “tha Putin. Ai madje tha se kishte frikë nëse do të ndodhte diçka e tillë përsëri.

Përveç kësaj, Putin tha se ndihej i pafuqishëm gjatë katastrofës. “I gjithë ekuipazhi vdiq në 60 apo 90 sekonda. Ne nuk mund t’u tregonim të afërmve për këtë.”

Presidenti rus, i tha Clintonit se nëndetësja kishte një të çarë rreth dy metra, dhe ky besohet se është shkaku i përmbytjes së 3 tankeve të para. Sipas bisedës, Putin kishte mësuar më herët se anëtarët e ekuipazhit kishin vdekur, por nuk ende nuk kishte dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Ditën kur nëndetësja u fundos, më 12 gusht 2000, Putin ishte në ditën e 97-të të qeverisjes së tij. Në të njëjtën ditë presidenti rus u nis për në Sochi me pushime.

Lajmi për fundosjen e nëndetëses u dha me 14 gusht. Putin ndërpreu pushimet dhe u kthye nga Sochi për në Moskë pesë ditë më vonë. Për këtë arsye ai është kritikuar nga shtypi rus.

Më 22 gusht, autoritetet ruse njoftuan zyrtarisht vdekjen e 118 anëtarëve të ekuipazhit.

Nëndetësja bërthamore Kursk u fundos në Detin Barents 175 kilometra nga qyteti Severamosk me një thellësi prej 108 metrash. Fundosja e Kursk ishte katastrofa e parë më e madhe në qeverisjen e Vladimir Putin.

Ngjarja paraprake

Shkalla transferohet te Kastrioti!

Ngjarja e ardhëshme

Dimitrov dhe ambasadorja japoneze Haneda nënshkruan Marrëveshje për grant ndihmën për zhvillim ekonomik dhe social

të fundit nga