I dashuri yt e harron ditëlindjen tënde apo datën e përvjetorit? Mos u shqetëso shumë – s’është faji i tij

Vesi më i keq i burrave është thjesht i lindur!

Nuk ka të bëjë me neglizhencën, ose më keq akoma me faktin që është i pandjeshëm ndaj teje.

Është në të vërtetë një fakt tashmë për të cilin akoma nuk janë zbuluar shkaqet, por i zyrtarizuar edhe nga shkenca: burrat kanë realisht më shumë vështirësi sesa femrat që të mbajnë mend emra apo data, siç rezultoi edhe nga një studim i bërë posaçërisht nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë.

Studimi, i publikuar nga Revista Bmc Psychology, është bërë në një shkallë të gjerë krahasimore dhe përfshiu rreth 37 mijë persona.

Pjesëmarrësve ju dorëzua një pyetësor mbi aftësinë e tyre për të mbajtur mend, i organizuar në 9 pyetje. Në veçanti pjesëmarrësve ju kërkua nëse ata kishin vështirësi në të kujtuarit e gjërave, ose nëse ishin në gjendje të tregonin me saktësi se çfarë ishin duke bërë një vit më parë, ose nëse ishin në gjendje të tregonin me detaje disa biseda.

Studimi nxori që, në përgjithësi, kujtesa mashkullore është më pak precize sesa ajo femërore, dhe se emrat dhe datat janë pikërisht pikat ku meshkujt gjenden më tepër në vështirësi. Vënë përpara “provës së emrave”, në fakt, doli që kishin probleme 89.7% e meshkujve kundrejt femrave me 86.5%, ndërsa përsa i përket datave, rezultoi që për meshkujt ishte 76.4% ndërsa për femrat 64.7%

Ajo që në fakt studimi nuk qe në gjendje të sqaronte, ishte arsyeja e këtyre diferencave. U tha thjesht se “flitet shumë mbi faktin që femrat mbajnë mend më shumë sesa meshkujt, por akoma nuk kemi kuptuar se pse ndodh kjo gjë. Vazhdon të mbetet mister.”

Gjithsesi çfarë duhet t’ju interesojë është se nuk e ka fajin i dashuri juaj, por natyra e burrave e gatuar kështu!

Ngjarja paraprake

Nuk është faji i Kurtit e Osmanit që LDK-ja sot garon për vendin e tretë me AAK-në

Ngjarja e ardhëshme

Flet shqiptari që u bë kapiten i Sparta Praga në futsall: Ndihem krenar që e përfaqësoj Kosovën e Shqipërinë në Çeki!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian