I dashuri im nuk bën seks me mua, ndihem e refuzuar dhe e lënduar, andaj tani kam vendosur që…..

Një grua ka shpalosur jetën e saj, për psikologen Deidre, se kohë më parë jeta e saj seksuale ishte e mahnitshme, por tani sikur gjithçka ka ndryshuar.

Në Tabloidin e njohur Britanik  “The Sun”, ajo rrëfeu se edhe kur lindën fëmijët e tyre, bënin seks’, transmeton “ Bota sot “.

E dashura Deidre:

“Jam e lodhur duke i kërkuar bashkëshortit tim që të bëjmë seks. Prej 6 vitesh jeta jonë seksuale ka qenë zhgënjyese.

Unë jam 36-vjeç dhe partneri im është 38. Ndërsa fëmijët tanë janë 8 dhe 10 vjeç.

Ndihem e refuzuar dhe sikur ai nuk më do. Me një fjalë ndihem e pa vlerë dhe jo e përmbushur si grua.

Ai më thotë se më do, por kurrë nuk e tregon këtë, madje shpesh herë më duket vetja si fantazmë dhe e pa dukshme për të.

Kohët e fundit foli për martesë, por nuk jam e sigurt nëse dua të pranoj që kjo do jetë jeta ime, pasi thonë se ‘dita e mirë shihet në mëngjes’ dhe unë nuk vërej kurrfarë shkëlqimi dashurie në sytë e tij, karshi meje, se leje më të jem grua e tij e jtës. Të lutëm më ndihmo Deidre çfarë të bëj, ta ndahem apo të këshillohem edhe me dikë?

Përgjigja e Deidres:

Fillimisht ju sugjeroj që ju duhet të bisedoni me burrin tuaj se ku qëndron problemi. Konsultohuni së bashku dhe vizitoni ndonjë mjek, pasi partneri yt mund të ketë edhe probleme ose çrregullime.

Para se të hiqni dorë nga partneri juaj, njëherë bisedoni me të dhe konsultohuni me ndonjë seksiolog.

Ngjarja paraprake

Evropa shënon mbi 200 mijë raste të reja me coronavirus në një ditë

Ngjarja e ardhëshme

Hoti: Mbyllja e kufijve ka qenë masë për parandalimin e përhapje së virusit, jo kufizim ndërshtetëror

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian