I dashuri armik?! 

– Ballkani i hapur – kjo krijesë me këmbë  të “qelqit “!
– Pse ” Ballkani i hapur” –  përkrahet pa rezervë prej diplomacisë ruse?.
– Pse kësaj nisme – “Ballkani i hapur” nuk ju bashkua deri tash  edhe Kosova ?.

“Ballkani i hapur” është një iniciativë e tri vendeve ballkanike : Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut , po e ideuar nga Serbia (samiti i Novi Sadit 2019).

Ky ka për “qëllim “heqjen e barierave në bashkëpunimin  ekonomikë mes tri vendeve antare , po me tendencë që të shtrihet edhe në vendet tjera të Ballkanit perëndimor ( Mal i Zi, Bosnje dhe Kosovë).

Në samitin e fundit në Ohër ( Maqedoni e Veriut ) në qershor morën pjesë : Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia – si themeluese dhe Mali i Zi e Bosnja si vëzhguese.

Kosova nuk ishte pjesëmarrëse e  samitit të Ohrit ( edhe pse ishte e ftuar).

Pse mendoj që kjo krijesë bashkëpunimi në Ballkan – pra “Ballkani i hapur” mbahet në këmbë prej “qelqi”?

Nëse kthehemi në retrospektivë tri dekada më heret këto shtete ( veç Shqipërisë) , ishin dalë nga një shtet tashmë i shpërbërë ish RSFJ ( Sipas komisionit të Badinterit 1991).

Edhe atë duke filluar me : Maqedoninë, Bosnjën , Malin e Zi dhe e fundit Kosova që u largua nga Serbia pas intervenimit të NATO- së dhe më vonë e shpalli pavarësinë e saj (2008).

Kjo shpërbërje  ( ish – RSFJ) pati si pasojë luftërat ballkanike sidomos në Bosnje e Kosovë , të shkaktuara nga Serbia ku për pasojë pati qindra- mijëra të vrarë, të masakruar, të zhdukur ( ende të pagjetur) dhe përfunduan vetëm  me intervenimin ushtarak  të perëndimit Euro – Atlantik mbi forcat ushtarake serbe ( Kosovë 1999).

Po është me rëndësi që edhe pse intervenimi ushtarak i NATO – së ishte jetik, agresori – pra Serbia nuk u shpall fajtore ( edhe pse dihet ) nga bashkësia ndërkombëtare si u bë me Gjermanin fashiste apo Japonin (Lufta II Boterore) .

Pra Serbia nuk pagoi dëmet e shkaktuara nga ajo, nuk kërkoi falje asnjihere për viktimat dhe si pasoje asnjihere nuk filloj procesi i pajtimit mes këtyre popujve dhe mbetet ashtu edhe sot e kësaj dite.

Shih për këtë – asnjë nismë që vjen nga kjo Serbi ( e pandryshuar ende) , nuk shihet si dashamirëse dhe e sinqertë.
Sa i përket diplomacisë ruse – çdo iniciativë të Serbisë e përkrah pa rezervë si të vetmin vend partner jo vetëm në Ballkanin perëndimor , po edhe në Evropë.

Dhe i vetmi vend që nuk i ka vendosë sanksione për agresionin në Ukrainë.

Prandaj përmes paraqitjes së Serbisë si vend lider në Ballkanin perëndimor –  diplomacia ruse don të ruajë ndikimin në këtë pjesë, ku perspektiva evropiane po vonon…

Pjesëmarrja në këtë nismë – “Ballkani i hapur” , nga Kosova është refuzu deri tash. Për shkak të  çështjeve të pazgjidhura me Serbinë edhe sot e kësaj dite. Kosova duhet të ketë vendin si shtet i pavarur dhe i barabartë në çdo nismë.

Shtetësin e Kosovës – Serbia nuk e njeh dhe deri tash është munduar ta pengojë në çdo formë të mundshme : qoftë në nisma rajonale , anëtarësim në institucione ndërkombëtare, lobimin për çnjohjen e Kosovës te shtetet e ndryshme  e gjetiu.
Prandaj edhe ” Ballkanin e hapur” – ku Serbia është ideatore e tij e aq  më tepër marrëveshjet konkrete që po rrjedhin në samitin e fundit (Samiti i Ohrit)  duhet shiku  me shumë rezervë. 

Ndërsa faktori shqiptar andej e këndej lumit Drin dhe jo vetëm , përkundër euforisë momentale për pushtet nuk duhet ” amnistuar” e as ” rehabilituar” , ata që në vazhdimësi kanë përpjekje jo miqësore ndaj këtij faktori…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liverpool merr vendimin

Story i radhës

iOS 16 sjell transferimin e eSIM me Bluetooth mes iPhone

Të fundit nga