I arrestuar për “trafikim të qenie njerëzore”, Gjykata jep vendimin për ish-sulmuesin e Skënderbeut

Sulmuesit të Prishtinës, Otto John i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv avokati i tij, Egzonis Hajdari.

Hajdari theksoi se kjo është masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojnë ankesë kundër Aktvendimit.

“Po, sot është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Depertamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, është shprehur Hajdari.

“Ne si mbrojtës konsiderojmë se kjo masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojmë ankesën kundër Aktvendimit brenda afatit ligjor prej 24 orë”.

Sulmuesi nigerian dyshohet se është arrestuar për “trafikim me qenie njerëzore”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zëvendësministri Bushi: MPB në Ditën e Policisë i ndau plaket speciale kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi

Story i radhës

Mickoski: Nuk do të ketë bisedime në qershor

Të fundit nga