i akuzuar per korrupsion aktiv ne zgjedhje spak e dergon per gjykim procedimin penal 659fb94305391

I akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK e dërgon për gjykim procedimin penal

January 11, 2024
1 minut lexim

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit: 

Gazmend Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328  i Kodit Penal.     

Nga analiza një e nga një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.

Rezulton e provuar se i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik që Gazmendi mbështeste.

MARKETING

RENT A CAR

vrasja e marigona osmanit dardan krivaqa e arber sejdiu dalin para gjykates se apelit 659fb5f9d69aa
Story i mëparshëm

Vrasja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës së Apelit

hyseni viti 2023 ishte i suksesshem per gjilanin 659fbaaa63941
Story i radhës

​Hyseni: Viti 2023 ishte i suksesshëm për Gjilanin

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë