hyseni takoi barishiq diskutuan per mundesite e bashkepunimit ne sektore te tjere 66e84c69e7881

Hyseni takoi Barishiq, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë

September 16, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës.

“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela  Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.

“Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha kryetari Hyseni.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryediplomati estonez i jep shkolle gjuriqit jo fleksibilitet me agresor si putini as kthim te marredhenieve normale 66e849d2334eb
Story i mëparshëm

Kryediplomati estonez i jep shkollë Gjuriqit: “Jo fleksibilitet me agresor si Putini, as kthim të marrëdhënieve normale”

agk ja i reagon ffk se e konsiderojme kete leter te hapur te papranueshme dhe presion te hapur ndaj gazetareve 66e84e462ddf5
Story i radhës

AGK-ja i reagon FFK-së: E konsiderojmë këtë letër të hapur të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë