Hysaj kurrë më në qendër të vëmendjes

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i lojtarit pak ditë më parë.

Në fund të sezonit, shkodrani mbyll aventurën me të kaltrit, për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bajernit, Xhorxhino Vajnaldum të Liverpulit, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë.

Ngjarja paraprake

Për 24 orë u dënuan 575 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ngjarja e ardhëshme

344 gjoba për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian