Hungaria, “shtëpia” e Izraelit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese

October 31, 2023
1 minut lexim

Kombëtarja e Izraelit do t’i luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin si pritëse, kundër Zvicrës dhe Rumanisë, përkatësisht më 15 dhe 18 nëntor, në stadiumin Pancho Arena në Felcsút (Hungari), siç njofton UEFA.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që ndeshjet të mos luhen në Izrael deri në një njoftim të dytë, për shkak të situatës aktuale të pasigurisë që ekziston si pasojë e luftës me Hamasin.

Për këtë arsye, UEFA ka konfirmuar këtë të martë se vendi ku do të zhvillohen ndeshjet në shtëpi të Izraelit kundër Zvicrës (15 nëntor) dhe Rumanisë (18 nëntor) do të luhen në “Puskás Akadémia Pancho Aréna” në Felcsút (Hungari) dhe me tifozë.

Ky stadium i vogël ka një kapacitet prej 3 500 vendesh e kuptohet është i kategorisë 2 të UEFA-s.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kundër italianit në stolin e Brazilit

Story i radhës

Rusia arreston dy ushtarë për vrasjen e një familjeje ukrainase

Të fundit nga

ShkoLartë