Hummels: Ndoshta duhet të mungoj

Gjermania sot ka përballë Hungarinë në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit F të “Euro 2020”.

Para ndeshjes, mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka folur për gjendjen e lëndimit të tij.

“Kam qenë duke u kujdesur për gjurin tim kohët e fundit”, tha ai.

“Fatmirësisht, këtu kam kujdesin më të mirë nga mjekët. Ndonjëherë dhimbja shtohet kur luaj në ndeshje, por nuk është ndonjë gjë e pamenagjueshme dhe nuk ka ndikim në paraqitjet e mia”, shtoi ai, shkruan Insporti.

“Ndoshta duhet të mungoj edhe disa stërvitje, por kjo është vetëm për ta menaxhuar situatën”, përfundoi Mats Hummels.

32 vjeçari mungoi në dy seancat stërvitore të fundit dhe ka treguar për të cilin e pësoi ndaj Portugalisë.

Ngjarja paraprake

Dinastia e Nemanjajve dhe Rasha – pjesë e trashëgimisë ilire-dardane

Ngjarja e ardhëshme

Mënyrat Më Të Mira Që Duhet Të Dini Kur Përgatisni Brumin e Bukës

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian