Humbja tërbon tifozët e Dinamos

Dinamo u mund me rezultatin 0:2 nga Kukësit, duke zbritur në vendin e parafundit të renditjes.

Një rezultat mjaft zhgënjyes, që ka irrituar dhe tifozët “blu”, të cilët kanë shpërthyer nga lojtarëve të tyre.

Ata e kanë me të gjithë dhe veçanërisht me korçarin Sabien Lilaj. Ultrasit dinamovitë kërkojnë largimin e mesfushorit që u afrua në merkaton e janarit.

“Mercenarë të pafytyrë, këta jeni! Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë.

Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve,” shkruhej në postimin e “Blue Boys” në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pyetjet që duhet t’i shmangni në takimin e parë

Story i radhës

Në Shqipëri, protestohet sërish kundër rritjes së çmimeve

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish