Humbja në 6 bashki, Gjekmarkaj paralajmëron dorëheqjen: Çdo justifikim për humbjen i papranueshëm

Gjekmarkaj në reagimin e tij i ka konsideruar humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Gjekmarkaj ndër të tjera thotë se PD nuk mund të akuzojë askënd pos vetes, ndërsa thekson se çdo justifikim është i papranueshëm.

Deputeti demokrat bën thirrje që PD duhet të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale, ku ka paralajmëruar dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaje përgjegjësi.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan Gjekmarkaj në facebook.

Story i mëparshëm

Duhet një armëpushim brenda opozitarizmit

Story i radhës

Bekim Sali priti në takim ambasadorin çek Jaroslav Ludva

Të fundit nga