Humbi babanë në një moshë shumë të re, Jona Spahiu rrëfen e prekur momentet e fundit me të

Vite më parë, Jona Spahiu ka humbur babanë e saj dhe gjithmonë ajo ka treguar se ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës për të. Megjithatë Jona nuk ka preferuar të flasë shumë për këtë ngjarje të hidhur, duke mos preferuar që të fitonte një ndjenjë mëshirë të panevojshme nga publiku.

Ndërkohë ditën e sotme e ftuar në emisionin “E ardhmja është vjazë”, Jona ka folur si kurrë më parë për këtë histori dhe ka treguar se të atin e ka humbur kur ka qenë vetëm 18 vjeçe. Jona tregoi se i ati është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie të dytë, ndërsa një episod i ngjashëm i kishte ndodhur 2 vite më parë, gjë që nuk e kishte ndaluar të ringrihej dhe të frymëzonte vajzat e tij.

Kur i kishte ndodhur episodi fatal, moderatorja tregoi se kishte bërë gjithçka që t’i merrte një mjek neurolog për ta ndihmuar.

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq”, rrëfeu Jona.

Përveçse duhej ta përballonte këtë situatë kaq të vështirë vetëm me nënën dhe motrën e saj, Jona tha se ju desh të përballej edhe me komente shumë të rënda, sepse u kthye në ekran vetëm 1 javë pas ndarjes nga jeta të babait dhe pa rroba të zeza. Megjithatë ajo shtoi se kjo vështirësi e bëri të gjente një forcë shumë të madhe brenda vetes, që më parë nuk e kishte zbuluar.

Ngjarja paraprake

Akuzohet për evazion, i sekuestrohen 1,69 milionë euro menaxherit të Hysajt e Memushajt

Ngjarja e ardhëshme

Kush është historiani që humbi jetën në aksident

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian