Humbi babain nga COVID-19, reagon Viola Spiro: Do të doja të kisha fuqi…

Moderatorja e ekranit shqiptar Viola Spiro, ka humbur babanë e saj për shkak të COVID-19.

Së fundmi ka reaguar edhe moderatorja e cila në një postim të gjatë shprehet se ndihet e tmerruar dhe e copëtuar në të njëjtën kohë.

Viola në postimin e saj tregon se babai i saj po luftonte me virusin por sipas saj zemra e tij nuk duroi gjatë.

“Do të doja të kisha fuqi të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën e shpejtë që e humbëm.

Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”- shkruan Viola.

Image
Ngjarja paraprake

“Miqtë u bllokuan në restorant”! Dëshmitari rrëfen tmerrin nga terrori: Vjena e rrethuar nga snajperët

Ngjarja e ardhëshme

‘Të armatosur dhe të rrezikshëm’: Sulmuesit e Vjenës janë të lirë, thotë ministri austriak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian