humben ne parkun e llogarase policia shpeton dy turiste franceze 67d1690d40b07

Humbën në Parkun e Llogarasë, policia shpëton dy turistë francezë

March 12, 2025
1 minut lexim

Policia shpëton dy turistë francezë që kërkuan ndihmë, në Parkun Kombëtar të Llogarasë. 

Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.

🚔 Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar ndërhyrje të shpejta në raste emergjente.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

takimi i ministrit mucunski me ministrin e puneve te jashtme te azerbajxhanit bajramov 67d1642135764
Story i mëparshëm

Takimi i ministrit Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Bajramov

Screenshot 20250312 122200 Facebook
Story i radhës

Andi Ismaili debuton në profesionalizëm me FC Shkupi në moshën 16-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë