Sipas burimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht), ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas raportimeve nga policia, automjeti “Mercedes Benz” që u përplas me motomjetin tip “Honda” ku ndodheshin dy shtetasit Italian, Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano, që ndërruan jetë, drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.
Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy shtetasit italianë humbën jetën.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprakRreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.