Humb jetën nga koronavirusi gazetari shqiptar, mesazhi prekës i miqve

Është ndarë nga jeta pas një beteje të vështirë me Covid-19, gazetari dhe historiani shqiptar, Nuri Dragoi.

Ai ka qenë botues i disa librave dhe i njohur për qëndrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas te miqtë e tij.

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunëtor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharruar qoftë kujtimi yt! Qofsh I parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ngjarja paraprake

Seancë publike në Gjykatën e Apelit, për rastin “Sazdovski”

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Kirgistanit jep dorëheqje nga detyra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian